Kaq persona lindën dhe vdiqën në Kosovë gjatë muajit gusht

Në muajin gusht 2023 janë regjistruar 2 mijë e 273 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 199 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 74 lindje janë femra.

Ndërsa, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë regjistruar gjithsej 821 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 451 janë meshkuj dhe 370 janë femra.

Gjithashtu sipas ASK-së gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 264 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 146 raste.