Kaq para fitoi Rita Ora për një vit

Rita Ora ka arritur që të hy në listën e muzikantëve të rinj që kanë fituar më së shumti para – pavarësisht se ka lansuar vetëm një album

Këngëtarja e “Anyëhere” (27), ka fituar 20 milionë dollarë, sipas shifrave të reja të përmbledhura për më shumë se një vit nga “The Sunday Times Rich List”.

Ora, e cila sivjet pritet që të sjell albumin e saj të dytë, është në vendin e 11 në listën e muzikantëve milionerë britanik.

Sipas këtij shkrimi, aktorja ka arritur që të fitojë më së shumti pas paraqitjes së saj në filmin “Fifty Shades Freed”, si dhe nga kontratat e mëdha që pati me me Adidas dhe DKNY.

Listës së këngëtarëve më të famshëm i prin për të dytin vit me radhë Adele, e cila në total më 140 milionë funte.

Kujtojmë se Rita Ora në total ka një pasuri prej 49 milionë dollarëve që ka fituar brenda 8 viteve karrierë.

Në vitin 2016 pasuria e Ritës ishte 10 milionë dollarë, në vitin 2017 19 milionë dollarë kurse vitin e kaluar 20 milionë e 500 mijë dollarë.

Katër vitet e mëparshme të Ritës nuk janë llogaritur për shkak se Rita ishte në labelin e Jay Z, i cili nuk ka treguar pothuajse asnjëherë sa ka fituar me Ritën.