Kaq minuta duhet të prisni nëpër pikat kufitare

Pritjet nëpër pikat kufitare janë shkurtuar. Pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është 5 minuta, derisa për të dalë duhet të presësh më së shumti 10 minuta.

Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot, të gjitha pikat kufitare janë të lira dhe se hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.