Kaq kilometra katrorë territor kanë çliruar forcat ukrainase që nga prilli

Forcat ukrainase kanë çliruar më shumë se 60,000 kilometra katrorë territor që nga prilli.

Poashtu, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka rimarrë 6,000 kilometra katrorë (2,300 milje katrorë) në lindje dhe jug vetëm që nga fillimi i shtatorit.

Derisa, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pranoi të shtunën se mijëra trupa ruse kishin braktisur bastionin e saj kryesor në verilindje, Izium dhe Balakliia – ata braktisën rezervat dhe pajisjet e municionit.

Projekti Instituti për Luftën (ISW) dhe Kërcënimet Kritike (CT) së bashku prezantuan një video që tregon të gjitha ndryshimet në hartën e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus.

VIDEO:

Ndryshe, sipas shifrave të fundit të OKB-së, që kur Rusia pushtoi Ukrainën kanë vdekur 5,514 civilë. Shefi ushtarak i Ukrainës ka thënë se rreth 9,000 ushtarë kanë vdekur në luftë, kurse inteligjenca amerikane vlerëson se rreth 15,000 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani në Ukrainë.