Kaq gjoba janë shqiptuara brenda 24 orëve për mosrespektim ndaj masave antiCOVID

Dy javë pas hyrjes në fuqi të masave antiCOVID, po vazhdon numri i lartë i gjobave të shqiptuara nga zyrtarë policorë në Kosovë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar një mijë e 879 gjoba për mosrespektim të masave për maska në Kosovë.

Masat e hyra në fuqi nga 30 shtatori të cilat ishin paraparë të jenë në fuqi deri me 13 shtator, pas miratimit të Qeverisë, masat janë shtyer edhe për dy javë të tjera, varësisht nga situata, kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Masat e reja, kanë shtyrë fillimin e mësimit deri me 26 shtator, duke mbyllur edhe çerdhet, ndërsa masat e tjera janë të njejtat të cilat kanë qenë në fuqi.