Kaq familje përfituan subvencionime për kursim të rrymës në nëntor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë procesuar paratë për muajin nëntor për ata që kursyen rrymën.

“Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe paratë për muajin nëntor dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11””, ka shkruar Murati.

Për nëntor, Murati tha se janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim.

Ndërsa, për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.

Çdo kË i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë procesuar paratë për muajin nëntor për ata që kursyen rrymën.

“Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe paratë për muajin nëntor dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11””, ka shkruar Murati.

Për nëntor, Murati tha se janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim.

Ndërsa, për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.

Çdo kw i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.