Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Ferizaj

Një shtëpi sot është kapluar nga zjarri në rrugën “Rizah Matoshi” në Ferizaj, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas tij, shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, deri në marrjen e raportit nga ekspertiza.

Ndërkaq, siç tha ai zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.

“Nuk ka persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit”, ka thënë shkurt Gashi.

loading…