Kapiteni i Prishtinës premton më të mirën ndaj Barcelonës, Rukovci: Ndeshja më e rëndësishme në karrierë…

Kapiteni i Mabetex Prishtinës, Jeton Rukovci në një intervistë për Ballkani.info ka premtuar më të mirën e mundshme nga ekipi kosovarë në përballje me kampionin në fuqi FC Barça, në ndeshjën e rëndësishme për “Champions League” në Futsall.

Ai për Ballkani.info tha se kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën e tij, ndonëse krahas kësaj përballje vijnë edhe ndeshjet që ka zhvilluar me Kombëtarën e Kosovës, ku po ashtu është lider i skuadrës.

Rukovci për tifozërinë “Plisat” premtoi mbrojtën e titullit në ligën vendore dhe fitimin e kupës së Kosovës, por poashtu tha se nga Prishtina ata mund të presin angazhim maksimal edhe ndaj Barçës.

Kjo është intervista e plotë:

Ballkani.info: Cilat janë pritshmëritë e FC PRISHTINES në përballje më Barcën!?

Jeton Rukovci: Presim që të paraqitemi sa më mirë në këtë duel kundër Barcelonës, edhe pse jemi të vetëdijshëm që do të jetë shumë e vështirë të përballesh me një ekip të tillë.

Ballkani.info: Ju personalisht, a e vlersoni si ndeshjën më të rëndësishme të karrierës?

Jeton Rukovci: Mendoj që po. Krahas ndeshjeve kualifikuese me Kosovën, që sigurisht edhe ato ishin po aq të rëndesishme për kualifikime. Por Barcelona është superfuqi në futsall dhe niveli i kësaj përballjeje për mua do të jetë kulminant ne karrierën time. Do të thoja një ëndërr e realizuar për mua personalisht.

Ballkani.info: Çka u premtoni “Plisave”?

Jeton Rukovci: Tifozëve tanë Plisave ju premtojmë angazhim maksimal në këtë ndeshje dhe në fund do të luftojmë ta mbrojmë titullin kampion e poashtu ta fitojmë kupën e Kosovës. Shpresojmë që sa më shpejtë t’i kemi prap në palestër. Ata janë forcë e madhe shtesë e jona.

Ballkani.info: A mendoni që Prishtina ka kapacitet të përballet më këtë superfuqi, siç është Barcelona?

Jeton Rukovci: Realisht dallimi në nivel është mjaft i lartë. Por me punën e madhe të presidentit Fatos Dili në organizimin e përgjithshëm të klubit, tanimë jemi ngritur në nivel evropian. Dhe shpresojmë që në të ardhmën e afërt me punë ta ngrisim edhe nivelin e cilesisë.

Ballkani.info: A premton Jeton Rukovci gol ndaj Barçes?

Jeton Rukovci: Nuk dua të premtoj gol por sigurisht premtoj maksimumim nga vetja. Do të jem shumë i motivuar.

Ballkani.info: Hipotetikisht nëse e mposhtni Barçën, çka do të thotë kjo për Prishtinën, saktesisht Kosovën?

Jeton Rukovci: Sigurisht një befasi e dorës së parë. Nuk e di si ta përshkruaj, edhe pse realisht e sinqerisht kemi pak gjasa ta mposhtim Barcelonën./Ballkani.info/