La Liga

Kapiteni i Barcelonës kërkon falje

Humbje e dhimbshme e Barcelonës në derbin katalanas kundër Gironës. “Blaugranat” humbën mundësinë për t’u distancuar nga ky rival për vendin e dytë e tashmë rrezikojnë seriozisht ta mbyllin kampionatin të tretin.

Reali i Madridit u shpall matematikisht kampion falë asaj që ndodhi në “Montilivi”. Sergi Roberto, kapiten i Barcelonës, foli pas ndeshjes duke u kërkuar falje tifozëve për humbjen e rëndë (4-2).

 “Deri në minutën e 65-të, deri në barazimin e tyre, ne ishim superiorë. Por pas barazimit e lamë lojën, kjo më zemëron shumë, sepse ishte gabimi im dhe po largohem shumë i inatosur. I kërkoj falje skuadrës, sepse ne po bënin një ndeshje të mirë. Ne largohemi të zemëruar.

Ne ishim duke dominuar, duke pasur topin, kishim mbërritur në pjesën e dytë për të përfunduar ndeshjen, por pas barazimit, ata u ndjenë më rehat. Ne u përpoqëm, por nuk mundëm. Të lënduar.”

Më tej, Sergi Roberto shton:

“Me këtë rezultat ne nuk varemi nga vetja, duhet të fitojmë ndeshjet që na kanë mbetur dhe të presim dështimin e Gironas në të paktën një ndeshje”.