Në një ndërtesë të njohur si Vampirusha në dalje nga Mitrovica e veriut, policia sapo ka kontrolluar një banesë dhe ka gjetur armë atje.

Kontrolli u krye në hyrjen e dytë të kësaj ndërtese, transmeton Ballkani.info.

Siç ka konfirmuar zëvendëskomandanti i PK-së për Veri, Veton Eljshani, i cili ndodhet në terren, në një banesë janë gjetur tri pushkë, helmeta, një maskë gazi, një jelek antiplumb dhe një çantë ushtarake. /Ballkani.info/