Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari është kapur mbrëmë në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga autoritetet e Austrisë, nën dyshimet për përfshirje në veprime të kundërligjshme.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme për ekstradimin e tij.