Stacioni Policor në Pejë, me datë 21.11.2020, është informuar se në rrugën ‘Bukureshti’ në Pejë, ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë. Personi i dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë te kundërligjshme, ka depërtuar rrethojat e oborrit në shtëpinë e viktimës me qellim të kryej vjedhje, pasi që është vërejtur nga pronari i shtëpisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit e Stacionit Policorë nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarit. Pas njё pune intensive operativo-hetimore, dje kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё tё dyshuarit: E.H. i lindur në vitin 2000.
“I dyshuari dyshohet se ka kryer edhe vepra penale të vjedhjeve në zonën e qytetit të Pejës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, njofton policia.







