Kapet duke u testuar një Pagani Huayra, mësohet edhe emri që do të ketë

Me fuqinë prej bishe, ka edhe një emër që i përshtatet

Imazhet e një Pagani Huayra të ri, ishin shpërndarë në fillim të vitit, derisa nuk kaloi shumë kohë, kur kompania italiane konfirmoi për ardhjen e versionit të ri.

Kjo makinë është parë duke u testuar në pistë, me shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa i shiheshin linjat e egra.

Mënyra si lëvizte, tregonte për fuqinë e madhe nën kapak, ndërsa sistemi i ndërtimit e bënte të shkonte thujse ngjitur për asfalti.

Këto nuk janë të vetmet informata lidhur më makinën, pasi që është bërë e ditur se emri që i ishte shtuar është Dragon.

Nuk dihet se kur do ta shohim Pagani Huayra Dragon, mirëpo nuk pritet të vonojë shumë shfaqja zyrtare.