Kapet drogë në Vermicë, pranga dy personave

Policia e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë të dielën mbrëma ka gjetur dhe konfiskuar më shumë se një kilogram mariuhanë në veturën e dy të dyshuarve.

“Gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin dy të dyshuarit meshkuj kosovarë u është gjetur dhe  sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit mariuhanë në peshë rreth 1 kg e 17.39 gramë dhe dy telefona mobil”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.