Kapen rreth 600 litra pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Uglare të Komunës së Fushë Kosovës, janë kapur rreth 600 litra pije alkoolike të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Dogana ka njoftuar se malli në fjalë është ndaluar përkohësisht dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“Gjatë patrullimeve rutinore njësit e Doganës kanë hasur në produkte që kishin origjinë nga Serbia, njësit kanë kërkuar dokumentacionin e importi gjë që personi kompetent nuk ka arritur të prezantoj. Oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në shitore dhe depon e tij ngjitur me shitoren. Gjatë kontrollit të hapësirave te ndryshme te lokalit janë gjetur sasi të konsiderueshme te pijeve alkoolike”, thuhet në komunikatë.