Raportohet

Kapen me kokainë, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane të Ragusa, të kapur me 1 kilogramë dhe 50 kilogramë hashash.

Njëri prej shqiptarëve, rezultonte i shpallur në kërkim më herët, i dënuar me 3 vite burg për një krim të kryer në provincën e Romës.

Shqiptari për t’i shpëtuar kontrolleve, mbante një kartë identiteti greke false.

Hetimet ndaj shqiptarëve të arrestuar janë në vijim, për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të tyre.Të prangosuri janë, Pandeli Prifti, Lulzim Ndreu dhe Kujtim Rrapushi.