Kapen me drogë pesë persona në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme i ka arrestuar pesë persona të cilëve në veturë u është gjetur një sasi e vogël e substancave narkotike.

Pas arrestimit, personat e dyshuar janë intervistuar nga prokurori dhe janë liruar me procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar pesë te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë në peshë 2.39 gram. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.