Kapen ‘mat’ Grida Duma dhe ish- deputeti i PD-së

Mesa duket pas ditëve të nxehta të verës, edhe politikanët i janë drejtuar bregdeteve për të shfrytëzuar ditët e pushimit.

CNA.al ka publikuar një foto të ish-deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianjit, teksa janë ulur në një tavolinë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin.

Fotot janë bërë në Qerret, ku dyshja Salianji-Duma janë ulur në një kafe por nuk dihet me saktësi se kur mund të jetë shkrepur kjo foto mes dy kolegëve.

Disa kohë më parë u aludua për një lidhje mes të dyve, por të dy nuk kanë folur kurrë lidhur me thashethemet.