Policia e Kosovës njofton se dy persona në Kamenicë, të dy serbë, janë përfshirë në një përleshje me njëri-tjetrin, e cila ka përfunduar me goditje me thikë.
Policia përmes një raporti njofton se njëri prej personave pas fjalosjes verbale, ka goditur tjetrin em thikë në bark.
Të dy vijnë nga komuna e Kamenicës.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Kosovës është njoftuar se fshatin Korminjan i Ultë ka ndodhur një rast ku një person është lënduar.
Njësitet e Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Ranillugit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pas një fjalosje verbale mes dy personave që të dy serb shtetas të Kosovës njëri nga fshati Korminjani i Ultë dyshohet se e ka godit me mjet të ftohtë (thikë) në bark viktimënpo ashtu serb shtetas i Kosovës nga fshati Ajnovc komuna Kamenicës.







