Arrest

Kapen gjatë shit-blerjes së lëndëve narkotike, arrestohen dy burra në Prishtinë

Njësiti i antidrogës (DHTN) ka arrestuar dy burra në Prishtinë, të cilët u kapën gjatë shit-blerjes së substancave narkotike.

Janë kontrolluar edhe shtëpitë e tyre, bën me dije policia, ku janë gjetur dhe konfiskuar 782 gramë e lëndës narkotike e llojit marihuanë, një peshore si dhe 942.5 euro.

“Nga njësiti i DHTN-së janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur gjatë shit-blerjes së substancave narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 782 gramë substance narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe 942.5 euro”, tha PK-ja.

Me vendim te prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.