Kaos në Venezuelë (FOTO/VIDEO – pamje të rënda)

Demonstrata rivale po mbahen në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ku mijëra njerëz kanë dalë në rrugë.

Kjo po ndodh derisa opozita po tenton të sjellë ndihma humanitare në vend, megjithë kundërshtimin e presidentit diktator, Niclas Maduro.

Mijëra mbështetës të Maduros kanë dalë në qendër të qytetit, duke bërë xhiro me motoçikleta, transmeton Ballkani.info.

Në anën tjetër, mbështetësit e opozitës janë grumbulluar rreth një baze ushtarake në Karakas dhe po iu bëjnë thirrje ushtarëve që t’ju bashkohen. Shumë nga ta janë të veshur me ngjyrat e flamurit të Venezuelës.

Protesta e opozitës në kryeqytet është shumë më e vogël sesa e mbështetësve të Maduros, mirëpo mbështetësit e largimit të Maduros nga pushteti masovikisht kanë dalë në afërsi të kalimeve kufitare dhe po kërkojnë nga ushtria që të lejojnë hyrjen e ndihmave nga vendet fqinje.

Lideri opozitar, i vetshpallur president i përkohëshëm, Juan Guaido ka thënë sot se kamioni i parë më ndihma ka hyrë në Venezuelë përmes kufirit me Brazilin.

Manduro demanton se ka krizë humanitare dhe ka urdhëruar mbylljen e kufijve të Venezuelës në mënyrë që të bllokohet hyrja e ndihmës humanitare, për të cilën thonë se është vetëm arsye për intervenim ushtarak.

Maduro e ka mbyllur edhe kufirin me Kolumbinë dhe ushtarët e gardës kombëtare sot janë përplasur me protestuesit. Në këtë vend, garda ka intervenuar ashpër, duke i larguar barrikadat me forcë, ku pati shumë të lënduar. /Ballkani.info/