Kaos në këtë shtet: Nuk ka oksigjen, po mbytemi

Brazili, shteti i tretë në botë sa i përket të infektuarve me Covid-19, është në një kaos total.

Gjatë ditëve të fundit shteti amerikano-jugor është duke u përballur me mungesa serioze të oksigjenit në spitale duke shkaktuar edhe disa viktima.

Nisur nga situata e krijuar, qytetarët kanë dalë në rrugët e Sao Paolos duke protestuar kundër Presidentit dhe administratës së tij.

Ata mbanin vendosur qese plastike në kokë dhe duke brohoritur “po mbytemi”.

Nga nisja e pandemisë, Brazili numëron mbi 9.2 milionë të infektuar dhe mbi 225 mijë viktima.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në shtetin më të  madh të Amerikës së Jugut humbën jetën 595 persona prej Covid-19.