Kanye Westit i soset durimi, është gati të përleshet edhe fizikisht me reperin Drake pasi ‘ia nguci’ gruan

Ka tash e sa javë që reperët Kanye West dhe Drake janë përfshirë në një debat të madh virtual.

I fundit që ka komentuar këtë ngjarje është futbollisti Johnny Manziel, i cili ka thënë se Kanye është frikësuar, por i gatshëm t’i japë një mësim të mirë reperit Drake.

Gjithçka nisi nga komentet negative për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, teksa momenti kulminant arriti kur Drake deklaroi se e ndjek ende bashkëshorten e Kanyet, Kim Kardashianin, në rrjetet sociale.

Ndërkohë Johnny është mik i ngushtë i Drake-it, dhe banon afër shtëpisë së Kanyet dhe Kimit, ndaj di shumë gjëra rreth kësaj historie.

“Gjithcka po ndodh në cep të rrugës. Kështu që jam në mes të kësaj. Mezi pres të shoh më shumë, por Kanye është i frikësuar. Duket se Kanye është pak i shqetësuar për Drake. Ndoshta ai do telefonojë dikë për të rrahur Drake ose një gjë të tillë”, ka thënë Johnny për TMZ.

Me këtë ai ka paralajmëruar se “lufta” mes dy reperëve mund të mos vazhdojë më në rrjetet sociale, por të degradojë në përleshje fizike.

Ndërkohë, pak ditë më parë u raportua se Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, do të bëhen prindër për herë të katërt.