Kanye thellohet në budallallëk: Më pëlqen Hitleri, Obama ishte president hebraik jo afrikano-amerikan

Ylli i muzikës dhe i vlerësuar me çmime e famë dhe pasuri ka vendosur si duket që të gjitha fajet ia kanë hebrenjtë dhe ka vazhduar me shpërthime inatçie anti-semite përsëri duke lëvduar liderin nazist Adolf Hitler dhe mohuar Holokaustin dhe përqeshur izraelitët.

West në paraqitjen bizare të radhës në podcast tek kontroversi tjetër amerikan Alex Jones, zgjodhi të dalë me maskë në performancën skandaloze të radhës.

Jones po intervistonte West rreth trajtimit gjoja të padrejtë ndaj tij sipas të paktëve pas deklaratave qartë anti-semite e raciste të tij për hebrenjtë.

“Unë shoh gjëra të mira edhe tek Hitleri, poashtu. Çdo qenie njerëzore ka vlerë për ta shfaqur, posaçërisht Hitleri” tha West.

Kjo e habiti edhe vet Alex Jones, i njohur për deklarata e teori të çuditshme konspirative edhe kriminale madje. Ai i reagoi e tha se nazistët ishin banditë dhe s’kishte asgjë të mirë tek ta dhe kishin bërë shumë gjëra të këqija.

West nguli këmbë e vazhdoi në të veten duke thënë se ‘ata paskan bërë edhe gjëra të mirë. Duhet të ndalojmë së shari nazistët vazhdimisht” .

West ka shkuar edhe më tej duke lëvduar nazistët se gjoja se paskan zbuluar mikrofonin dhe autostradat, të dyja pretendimet të pasakta. Autostradat e para ishin ndërtuar që në 1906’në dhe nuk ka konsensus se kush i shpiku, por Hitleri nuk ishte gjithsesi. Sa për mikrofonin shpikja i atribuohet Aexander Graham Bel dhe Thomas Edison, ndërsa patenta është në pronë të James West.

West doli në fund në temën e pritshme dhe i përdori të gjitha rrenat anti-semite duke thënë se nazistët nuk kanë vrarë 6 milionë hebrenj. Jones përsëri ndërhyri dhe i tha se ata kishin vrarë njerëz. Një deklaratë jashtëzakonisht e pamend nga West që vet është afrikano-amerikan, që urreheshin dhe përbuzeshin nga ideologjia e sëmurë naziste.

“Unë mendoj se Obama ka vrarë Palestinezët. Dhe Obama nuk ishte presidenti i parë afrikano-amerikan. Ai ishte vetëm edhe një president hebre”. Ai krahasoi situatën e tij me Holokaustin, se po përndiqet nga hebrenjtë për shkak të qëndrimeve të tij. Një miliarder biznesmen e yll i skenës botërore të muzikës të dalë me pretendime të tilla me gjithë ato privilegje që i ka nga suksesi i tij.

Kanye West që tani veten e quan ‘Ye’ s’ia vari kundërshtimeve dhe vendosi të tallë më tej duke u shtirur se është kryeministri në pritje i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ngriti zërin lartë dhe nisi të përmendë rrenat e stereotipat anti-semite.

“Unë jam shefi i Mossad. Do t’iu vras juve dhe do t’ua marr fëmijët. Ne i kontrollojmë librat e historisë dhe ne kontrollojmë bankat dhe ne gjithmonë i vrasim njerëzit”.

Ishte raportuar se West vuan nga çrregullimi mendor bipolar dhe ka shfaqur edhe më parë episode manie. Por kjo po vazhdon me javë tani dhe s’po pranohen si arsyetim.