Kanye do shtatë fëmijë, Kim: Jo faleminderit!

Kanye ka befasuar bashkëshorten e tij me deklaratën e tij.
Gjatë një vizite tek Presidenti i Ugandës, Kanye West dhe Kim Kardashian kanë mbetur në një situatë të sikletshme.

Derisa ata ishin duke folur, presidenti Yoweri Museveni i ka pyetur ata se sa fëmijë kanë, ndërsa Kanye është përgjigjur: “I kemi tri ndërsa dua të kem shtatë fëmijë”.

Bashkëshortja e reperit, e cila do të mbushë 38 vjet këtë të diele, ka mbetur e shokuar nga ky lajm, përcjell Gazeta Express.

Kim menjëherë ka reaguar, duke thënë: “Unë nuk do të doja të kem shtatë!”

Ylli televiziv ishte duke qeshru në këto momente, sikur të jetë e turpëruar që është vënë në këtë pozitë.

Çifti kanë tri fëmijë, North, Saint dhe vajza e vogël e cila ka ardhur në jetë nga nëna surrogate, Chicago.