Policia në Pejë njofton se një person ka raportuar në Polici se është kanosur përmes telefonit nga një person i dyshuar.
Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, është arritur që të identifikohet dhe është arrestuar i dyshuari A. P. (1983).
Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.







