Gjykatë për të dëshmuar për kanosjen që i bëri Faton Klinaku u paraqit, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tash e sa muaj nuk i përgjigjet Prokurorisë Speciale për intervistim, në rastin ku po hetohet rasti “Rezervat Shtetërore”.
Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Ora Shtatë”, analisti Azdren Shala tha se janë duke u përdorur standarde të dyfishta.
Ai shton se nëse kanosja ndaj Kurtit nuk do të vinte nga një pjesëtar i UÇK-së, sipas tij, kryeministri në detyrë as nuk do të hapte rast në organet e drejtësisë.
“Qasja selektive e drejtësisë ndaj figurave publike nuk është shqetësimi i parë, por padyshim që është shqetësim. Kurti, apo Prokuroria në këtë rast me Kurtin janë në koordinim, jo krejt, por një pjesë e Prokurorisë, që besa komplet sistemi i drejtësisë, ani çka se militantët e partia në pushtet mundohet me na tregu të kundërtën që sistemi i drejtësisë është i kapur nga ish-pushtetet, neve në praktikë na dëshmohet krejt e kundërta”.
“Pra përveç që selektiv, edhe me trajtim të privilegjuar që iu bëjnë qeveritarëve tanë, në këtë rast Kurtit, mua më shqetëson zelli i Kurtit me u marr me një rast, i cili, ok unë pajtohem që çdo qytetar duhet të distancohet nga një gjuhë e tillë , por ky kërcënim në hamendësimin tim, që kishte me ardh nga një qytetar si puna ime, apo dikujt tjetër, që nuk vjen nga bota e UÇK-së, unë mendoj që nuk do të ishte bërë as e madhe, as nuk do të ishte iniciuar rast”, tha Shala.
Sipas Shalës, kjo vjen pasi Kurti ka për qëllim të tregojë kinse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një grup rebelësh, e jo ushtri guerile.







