Tre persona janë arrestuar pasi për arsye të një kontesti pronësor kanë kanosur një grua.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:35 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.