Ferizaj

Kanosi gjyqtarin, prokurorin e policët, arrestohet një burrë në Ferizaj

Është arrestuar një burrë në Ferizaj pasi gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Ferizaj, I ka kanosur dhe fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.

Atij më pas I është bastisur shtëpia, mirëpo nuk është gjetur asgjë.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjykata Themelore dega Fushë Kosovë 23.04.2024 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.