Kanosi dhe pengoi policët, lëndohet i dyshuari dhe dy zyrtarët policorë

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte penguar dhe kanosur zyrtarët policor deri sa ata ishin në kryerje të detyrës.

Policia e Kosovës një raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë futjes nën kontroll, i dyshuari ka rezistuar, ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor dhe i dyshuari.

“KANOSJE/Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 22.01.2023- 22:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte penguar dhe kanosur zyrtarët policor deri sa ata ishin në kryerje të detyrës. Gjatë futjes nën kontroll, i dyshuari ka rezistuar, ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor dhe i dyshuari. Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.