Një shtetas turk është kanosur përmes telefonit nga një shtetas tjetër turk që gjendet në Turqi.

I njëjti e ka paraqitur rastin në polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi ndihet i rrezikuar.

Policia ka njoftuar se po e heton ngjarjen.

“Ankuesi mashkull shtetas i Turqisë, ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë i cili gjendet në Turqi e kishte kanosur përmes telefonit. Ankuesi ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet i rrezikuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.