Vushtrri

Kanoset një person në Vushtrri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është kanosur në Vushtrri, ndërkaq i dyshuari është arrestuar. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:25, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, mediat kanë raportuar se është kanosur kryetari i Komunës së Vushtrrisë.

VIDEO BONUS: Blerim Isufaj i përgjigjet Albin Kurtit: S’është punë e jotja ngritja e aktakuzave