Gazetarë

Kanosen dy gazetarë në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje ndaj dy gazetarëve.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në Obiliq rreth orës 18:05.

“Dy ankues, një femër dhe një mashkull (gazetarë) kosovar, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas ankueseve, kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre.

Ndërsa Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar. /Ballkani.info