Kanos vëllain, arrestohet i dyshuari në Han të Elezit

Një person është arrestuar në Han të Elezit, pasi që i njëjti kishte kanosur vëllain e tij.

Nga i dyshuari janë konfiskuar: një pistoletë, një armë gjuetie një pushkë ajrore dhe 306 copë fishekë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.