Kanos motrën brenda Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë

Një kanosje ka ndodhur dje brenda Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, i gjithë rasti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore e cila është mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se rreth orës 15:00, një person është arrestuar pasi i njëjti gjatë një seance gjyqësore ka kanosur verbalisht motrën e tij.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.