Xhafer Murtezaj

“Kanë pranu edhe me vdek”, Murtezaj flet për mobilizimin e qytetarëve për hapjen e varreve të të rënëve në Prekaz

Xhafer Murtezaj ka treguar se çka ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz të Skenderajt si dhe para e pas varrimit të viktimave.

“Me keqardhje po them e kemi kuptuar shumë vonë, e kemi kuptuar me datën 10. Patën dhënë lajme por nuk iu besoja, por kështu drejtpërdrejt e kam mësuar me datën 10, herët në mëngjes ka ardhë zonja Ajnishahe Shala edhe thotë i kanë pru trupat, ka të vrarë shumë, po nuk ka njerëz me i varros dhe ka ec. Gjoja paskan thënë merrni coni varrosni. Trupat i kanë marrë të shtunën dhe të dielën, i kanë bajt me mjete të ndryshme, i kanë identifiku. Cdo trup e ka pas emrin dhe numrin. Të hënën e kanë formu një këshill edhe i kanë marrë trupat i kanë cu në një depo të Smajl Tushilës poshtë. Një herë i kanë cu ashtu sic kanë qenë, pa mbulu, me tesha, më vonë e marrin një pëlhurë dhe i mbulojnë. Më vonë ka ardhë hoxha e Likocit ka fillu me i mbështjell”, tha Murtezaj.

Ai tha se trupat i kanë identifiku familjarët, derisa shtoi se njerëzit kanë qenë të angazhuar shumë.

“Më 10 mars i kemi hapur varret dhe njerëzit janë angazhuar jashtëzakonisht shumë. Kanë pranu edhe me vdek prandaj dua t’i falënderoj të gjithë ata”, tha ai në “Frontal”në T7.

BONUS VIDEO| Në Kosovë ka nisur manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”