Aksident

“Kanë pësuar lëndime të rënda trupore”- Prokuroria jep detaje për aksidentin në Pejë ku një burrë shkeli me veturë dy fëmijë

Të dielën rreth orës 14:45 ka ndodhur një aksident mes një veture dhe dy fëmijëve në Pejë.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se shoferi është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka konfirmuar gjithashtu se të lënduarit që janë të mitur kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

“Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Janë lënduar dy te mitur te cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore“, tha Nikçi.