Kane konfirmon qëndrimin te Tottenhami

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane nuk do të largohet nga skuadra e Tottenhamit gjatë këtij afatit kalimtar.

Qëndrimin te Tottenhami për sezonin 2021/22, e ka konfirmuar vetë Kane në një postim në “Twitter”.

Kane ishte i përfolur me një transferim të mundshëm te Manchester City, por skuadra e Tottenhamit refuzoi të gjitha ofertat e kampionit të Anglisë për kapitenin.

“Ishte e pabesueshme të shohësh pritjen nga tifozët e klubit të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes së madhe që kam pasur në javët e fundit. Unë do të qëndroj në Tottenham këtë verë dhe do të jem 100 për qind i fokusuar ta ndihmoj ekipin për të pasur suksese”, ka shkruar Kane, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.