11 krisma prishën qetësinë e kryeqytetit 13 vjet më parë.
Në këtë vend në Prishtinë, prapa shpinës me armë zjarri u godit polici i Njësisë Speciale, Triumf Riza.
Ish efektivi special i policisë, ishte qëlluar nga Arben Berisha i cili tani është në vuajtje të dënimit prej 35 vitesh burgim.
Por, 13 vjetori i vrasjes së Rizës, familjen e tij nuk e gjeti në Prishtinë.
Ata shkuan në fshatin Stagovë të Kaçanikut, atje ku Triumfi prehet përjetësisht.
Familja Riza, atje pritën miq e dashamirë të cilët i vizituan në përvjetorin e 13 të mungesës së më të dashurit të tyre.
Në Stagovë, qëndroi edhe Shefqet Riza për ti pritur miqtë e të birit.
“Meqenëse është kohë pandemie, ishin rreth 30 vetë, sepse gjendje ishte e tillë, kështu që erdhën disa shokë të tij, disa nga policia, për të përkujtuar për 13 vjetorin e vdekjes” tha Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës
Ndonëse dorasi i vrasjes së Triumf Rizës tashmë është dënuar, një proces tjetër gjyqësor ka kohë që nuk po merr fund.







