Ndarje
Kanë bërë bujë me fejesën e tyre, çifti i njohur vendosë të ndahet
Gjithçka ndodhi shumë shpejtë për Ariana Grande dhe Pete Davidson.
Romanca mes këngëtares Ariana Grande dhe komedianit Pete Davidson ka marrë kahje tjetre.
Çifti, romanca e të cilëve ka ndodhur shumë shpejtë e edhe më shpejtë është kthyer në fejesë dhe ka qenë qendër e thashethemeve dhe lajmeve rozë gjatë verës, përcjell Gazeta Express.
Ata kanë qenë të lidhur për pak javë kur Davidson ka shpallur fejesën e tyre, por duket se vdekja e ish-të dashurit të Grande, Mac Miller ka ndikuar shumë tek këngëtarja dhe ata nuk kanë mundur t’i “mbijetojnë” kësaj ngjarjeje.
Lajmin për ndarjen e ka dhënë fillimisht TMZ ndërsa e kanë konfirmuar edhe disa burime për CNN./Gazeta Express/