Mbrëmë në një debat televiziv u përplasën ashpër Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD dhe Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Debati ashpër u tha se vazhdoi me përleshje fizike pas emisionit. Madje, Lëvizja Vetëvendosje doli në një deklaratë publike ku e dënoi “sulmin” e Molliqajt ndaj Haki Abazit.

Kandidatja për deputete nga AAK, Fiknete Bejta në një postim në Facebook ka shkruar se organet e rendit nuk duhet zëvendesohen nga vlerësimet e njëanshme.

Ajo shprehu bindjen e saj se ky konflikt nuk ka ndodhur fare.

Fiknete Bejta mban numrin 54 në listën për deputetë nga koalicioni AAK-PSD. /Ballkani.info/

loading…