Kandidatja për kryetare të OIK: Nuk do të premtoj por do të punoj për Ju

Tre kandidatë janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhur për kryetar të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë për të udhëhequr një mandat 4 vjeçar të OIK-ut.

Nexhmije Gori, kandidate nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shkruar se   edhe dy ditë e ndajnë nga momenti kur komunitetin më të madh shëndetësor që edhe për nga aspekti gjinor dominohet nga femrat, do ta udhëheqë një femër.

“Ka qenë kënaqësi e veçantë që këto ditë të takoj infermierë të shumtë dhe kolegë që pa rezervë po më mbështesin në garën për kryetare të OIK. Një mbështetje kaq e madhe është obligim për mua që të mos premtoj, por të bëj për Ju”, ka thënë Gori.

Ajo ka siguruar se dyertë e OIK do të jenë të hapura për gjithsecilin gjatë mandatit të saj udhëheqës, duke proklamuar se ka besimin se planin e saj që është më i avansuari do ta besojnë komuniteti infermieror.

Ndryshe, me zgjedhjen e kryetarit të ri të OIK përfundon mandatin 8 vjeçar si kryetar i OIK z. Naser Rrustemaj, kryetari i parë që ka udhëhequr me dy mandate.

Rrustemaj nuk ka aplikuar më për të qenë në krye të OIK-ut.