Kandidatja për deputete nga AAK e krahason VV-në me ish-diktatorin Hugo Chavez

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur vdekjen e presidentit, Ibrahim Rugova si “cofje”, ky lajm u publikua në disa media vendore.

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosoves (AAK), Fiknete Bejta ka reaguar në lidhje me këtë ofendim që aktivisti i LVV-së i bëri ish-presidentit Ibrahim Rugovës.

Bejta tha se ata që nuk i njohin simbolet e shtetit dhe nuk e respektojnë presidentin historik nuk e dinë se çfarë vizioni mund të kenë.

Kandidatja për deputete këtë formë të qasjes së VV-së e ka krahasuar me ish-diktatorin e Venezuelas, Hugo Chavez.

Fiknete Bejta mban numrin 54 në listën e AAK-së. /Ballkani.info/

Postimi i plotë

Dikush që nuk e njeh shtetin, nuk e nderon flamurin dhe nuk e respekton liderin historik, nuk e di cilin vizion mund ta ketë për Kosovën?!!
Një shtet të llojit AllaHugoChavez asnjëri prej nesh nuk e dëshiron.
Kur përbuzet flamuri e shteti duhet të mendohen më shumë se 13 mijë e 549 persona që u flijuan pikërishtë për këtë subjektivitet , për këto simbole të ndryshme dhe të pavarura nga Serbia.

loading…