Kandidatja për deputete nga radhët e Koalicionit AAK-Nisma-Forumi Intelektual E30, Ganimete Havolli ka marrë mbështetje edhe nga numri një i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Mbështetja e njerëzve që kanë dëshmuar veten përmes veprave të tyre është themeli i një shoqërie të fortë dhe të qëndrueshme. Kur vlerat njerëzore dhe familjare gërshetohen me përkushtimin dhe sakrificën, atëherë rrugëtimi ynë bëhet më i sigurt dhe më i drejtë”, ka thënë Havolli.

“Me mirënjohje të veçantë falënderoj z. Fatmir Limaj për mbështetjen e tij në rrugëtimin tim politik. Përkrahja e njerëzve me vizion dhe përvojë është një shtysë e madhe për të ecur përpara me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë”, tha tutje ajo.