Koalicioni parazgjedhor AAK-Nisma-Ideal-Intelektualët ka mbajtur sot tubim madhështor në Skenderaj.
Ky koalicion që në listën zgjedhore ka emra të rëndësishëm nga treva e Drenicës, ka treguar fuqinë e madhe dhe mbështetjen që gëzon në Skenderaj.
Pjesë e këtij tubimi ishte edhe Lavdije Deliu, kandidatja me numër 54 në listën zgjedhore, e cila u mirëprit fuqishëm në Drenicën e saj.
Për këtë pritje, ajo i ka falënderuar të gjithë. “Kjo është Drenica ime. Faleminderit për mbështetjen! #BashkëPërKosovënFituese137 #LavdijeDeliu54”.







