Kandidatja e VV-së që garon për të pestën herë për deputete, ishte kandidate edhe nga PDK e AKR

Lista e kandidatëve për deputetë karaktetizohet për mjaft larmi. Veç kësaj, siç është raportuar edhe më herët, më shumë se 1/3 e saj përbëhet nga ish-anëtarë dhe anëtarë të partive të tjera. Disa nga ta madje kanë qenë edhe kandidatë për deputetë nëpër këto parti.

Nazlie Bala, aktiviste e çështjeve gjinore dhe të drejtave të njeriut, është nga emrat që në këto zgjedhje gjendet brenda listës së VV’së, por që më herët dy herë kishte synuar Kuvendin nga dy parti të tjera, PDK dhe AKR.

Bala që brenda partisë së Kurtit mban detyrën e drejtueses së Sekretariatit të Gruas, kishte garuar qysh në vitin 2004 për deputete. Ajo ishte pjesë e listës së PDK’së, e renditur në vendin e 36’të.

No description available.

Tre vite më vonë, në zgjedhjet e vitit 2007, Nazlie Bala garoi sërish për deputete, por kësaj radhe përmes AKR’së. Në partinë e Behgjet Pacollit ajo mbante numrin 15 dhe kishte grumbulluar gjithsej 5086 vota, por nuk kishte arritur të jetë në mesin e 13 deputetëve të zgjedhur të kësaj partie.

No description available.

Me numër të njëjtë, por me një parti tjetër, Bala synoi edhe një here ulësen në Kuvend. Pasi kishte pauzuar në zgjedhjet e vitit 2010, ajo në vitin 2014 kandidoi brenda listës së VV’së në zgjedhjet e atij viti, nga i cili proces grumbulloi vetëm 2907 vota.

Ajo trashëgoi numrin 15 edhe në një proces elektoral, atë të vitit 2017, kur i ishte futur prapë garës për deputete. Ndonëse mori 3939 vota, ajo nuk pati fat që të zgjedhet deputete as në tentimin e katërt.

No description available.

Në zgjedhjet e vitit 2019 Nazlie Bala pushoi edhe një herë nga gara elektorale. Ajo nuk kandidoi në zgjedhjet e kaluara, por në këto zgjedhje që do të mbahen me 14 shkurt, ajo i është futur prapë garës. Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, ajo kësaj here është renditur mjaft poshtë në listë, më saktë në vendin e 101’të.