Kandidati nga NISMA: Programin nuk e kam me vete, ma mori dikush në studio ose e harrova në kerr

Kandidati nga NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i ftuar në një debat zgjedhor për të prezantuar programin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit, tha se nuk e kishte me vete.

Hasani, tha se nuk e kishte me vete programin por erdhi që t’iu tregoj të gjithëve se është i pari, dhe të solidarizohet me kandidatët tjerë.

Por ai ‘’fajësoi’’ dikë në studio se i kishte marrë programin, ose e kishte harruar në veturë.

‘’ Unë programin ose e harrova në kerr ose e lashë këtu e ma mori dikush se nuk e kom me vete, kështu që ma shumë kam ardhur me u solidarizu me kandidatët tjerë, programi ka mbërritur në duart e qytetarëve’’, tha Hasani.