Koalicioni për Kosovën Fituese i prirë nga AAK-ja sot ka mbajtur tubim madhështor në Prishtinë, në Sallën 1 Tetori.

Në këtë manifestim pjesëmarrës ishte edhe Hamdi Komoni-Loki, i cili si kandidat për deputet garon me numrin 51.

“Salla ‘1 Tetori’ ishte e vogël për të pritur masën e madhe të qytetarëve që na u bashkuan në këtë rrugëtim për Kosovën Fituese! Sot hapëm zyrtarisht fushatën me koalicionin e Kosovës Fituese, ku së bashku me AAK-në (137✅), janë edhe Nisma, Konservatorët, Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal.

Nën udhëheqjen e kryetarit Ramush Haradinaj dhe me përkushtimin e kandidatëve tanë, përfshirë edhe mua me numrin 51, ky është rrugëtimi drejt fitores më 9 shkurt! Falënderoj nga zemra popullin për mbështetjen e jashtëzakonshme! Në numrin 137 është fitorja e Kosovës!”, ka shkruar Loki. /Ballkani.info/