Kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Shoshi: Për të mirën e vendit, për të mirën e Istogut

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Lulzim Shoshi thotë se është i bindur edhe kësaj herë në fitoren e PDK-së.

Shoshi i cili në listën e PDK-së mban numrin 68, thotë se fitorja e PDK-së shpie në rrugën e patjetërsueshme për të bërë më të mirën për vendin.

Ai duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve, thotë se PDK-ja dhe akterët brenda PDK-së ishin çdoherë afër qytetarëve, si në kohë lufte, ashtu dhe në kohë çlirimi dhe shtet-ndërtimi.

“Në qeverisjen e PDK-së u shtruan me mijëra kilometra autostradë, shumë fshatra të Istogut, u bënë më infrastrukturë rrugore, kanalizime dhe ujësjellës. Po ashtu, në qeverisjen e PDK-së u ndërtuan shumë çerdhe, shkolla, spitale dhe strehimore. Pos tjerash, në qeverisjen e PDK-së, u shpall pavarësia e Kosovës dhe ëndrrën shekullore e bëmë realitet. Ndoshta të gjitha këto dikujt i dukën pakë!, por PDK-ja e bëri më të mirën e mundshme përgjatë këtyre dy dekadave”, ka thënë Soshi ndër tjerash.

Postimi i plotë:

I bindur edhe kësaj herë në fitoren e PDK-së dhe në rrugën e patjetërsueshme për të bërë më të mirën për vendin, kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj.
Mos të harrojmë se PDK-ja dhe akterët brenda PDK-së ishin çdoherë afër qytetarëve, si në kohë lufte, ashtu dhe në kohë çlirimi dhe shtet-ndërtimi. Në qeverisjen e PDK-së u shtruan me mijëra kilometra autostradë, shumë fshatra të Istogut, u bënë më infrastrukturë rrugore, kanalizime dhe ujësjellës. Po ashtu, në qeverisjen e PDK-së u ndërtuan shumë çerdhe, shkolla, spitale dhe strehimore. Pos tjerash, në qeverisjen e PDK-së, u shpall pavarësia e Kosovës dhe ëndrrën shekullore e bëmë realitet. Ndoshta të gjitha këto dikujt i dukën pakë!, por PDK-ja e bëri më të mirën e mundshme përgjatë këtyre dy dekadave.
Tani, është koha që të punojmë për proceset intregruse dhe bërjen e Kosovës shtete të BE-së dhe NATO-s.
Së bashku do të punojmë për më të mirën e Istogut dhe gjithë Kosovës. Së bashku sërish do fitojmë me 6 Tetor.
LulzimShoshi 68
KadriVeseli kryeministër

loading…