Kandidati i PDK-së për Asamblenë e Prishtinës, Plator Gërdovci përmes videoadresimeve vazhdimisht ka paraqitur problemet me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës, e në veçanti ata që jetojnë në pjesën e vjetër të qytetit.
Përmes profilit të tij në Facebook, Gërdovci, i cili mban numrin 20 në listën e PDK-së për asamble, është zotuar se do të avokoj për shtimin dhe rivitalizimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, ndërtimin e çerdheve të reja dhe largimin e kaosit që mbizotëron në lagjet në qendër të qytetit
“Prishtina e gjelbër, digjitale dhe destinacion për të gjithë, nuk është vetëm vizioni ynë për të, është ëndrra qe do të bëhet realitet 4 vitet e ardhshme.”, shkruan ai.
Gërdovci është qytetar aktiv, i cili për një periudhë të gjatë është angazhuar në hartimin e legjislacionit dhe strategjive për mbrojtjen dhe të drejtat ekonomike të konsumatorit.







